LDK demanton Qeverinë me shifra të Bankës Botërore

Lidhja Demokratike e Kosovës ka nxjerrë sot shifra të një raporti të Bankës Botërore për ta demantuar Qeverinë e Kosovës në shifrat e veta të papunësisë “Papunësia arrin në 45% të fuqisë punëtore, e jo 30% siç pretendon Qeveria. Kjo normë nuk është zvogëluar gjatë gjithë mandatit të kësaj qeverie”. Sipas LDK’së, në raportin e…

Lajme

18/01/2014 12:09

Lidhja Demokratike e Kosovës ka nxjerrë sot shifra të një raporti të Bankës Botërore për ta demantuar Qeverinë e Kosovës në shifrat e veta të papunësisë

“Papunësia arrin në 45% të fuqisë punëtore, e jo 30% siç pretendon Qeveria. Kjo normë nuk është zvogëluar gjatë gjithë mandatit të kësaj qeverie”.

Sipas LDK’së, në raportin e Bankës Botërore thuhet se papunësia arrin në 45% të fuqisë punëtore, e jo 30% siç pretendon Qeveria. Ndërkaq, vetëm 23% të popullsisë në moshë pune janë të punësuar, që është norma më e ulët e punësimit në gjithë Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore.

“Në raportin e saj, Banka Botërore tregon gjithashtu se Kosova qëndron më së keqi në rajon dhe më gjerë edhe në aspekte të tjera. Varfëria është e lartë, numri i bizneseve të reja është i ulët dhe të ardhurat janë më të ulëtat se në cilindo vend tjetër”.

“Këto fakte janë bërë të ditura me kohë nga LDK, por që tentohej të demantoheshin pas sukses duke manipuluar me shifra. Problemi qëndron në atë se nga ardhja në pushtet e PDK’së, gjendja ekonomike është përkeqësuar. Kjo qeveri do të mbahet mend për dëmet që i ka bërë vendit”, thuhet në deklaratën e LDK’së.

LDK ka ofruar shifrat e BB’së për normën e papunësisë

LDK ka ofruar shifrat e BB’së për punësimin e popullsisë në moshë pune