Sipas LDK-së, Gjykata ka konstatuar se veprimet e këtyre ministrave – të cilët pas certifikimit si deputetë kanë vazhduar të marrin vendime në emër të ekzekutivit – përbëjnë uzurpim të funksionit dhe janë të paligjshme.
“Ministrat e certifikuar si deputetë, në çdo vendim që kanë marrë, kanë vepruar në shkelje të rëndë ligjore dhe kanë ushtruar funksionin në mënyrë arbitrare, pas përfundimit të mandatit”, thuhet në reagimin e LDK-së.
Kjo parti ka njoftuar se deri më tani ka ushtruar 17 kallëzime penale kundër ish-ministrave në fjalë dhe se do ta dorëzojë vendimin e Gjykatës Supreme në Prokurori si dëshmi shtesë në mbështetje të këtyre kallëzimeve.
LDK ka kërkuar nga Prokuroria e Shtetit që të veprojë pa vonesë dhe me prioritet në trajtimin e këtyre rasteve.
“Kosova nuk mund të lejojë që institucionet të uzurpohen për interesa politike të një partie. Shteti i së drejtës nuk mund të jetë viktimë e arrogancës politike. Zbatimi i ligjit nuk është opsional, por detyrim i panegociueshëm për çdo zyrtar publik”, thuhet në fund të reagimit të LDK-së. /Lajmi.net/
Komunikata e plotë në Facebook: