LDK akuzon LVV-në për bllokimin e seancës konstitutive
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka akuzuar partinë e Albin Kurtit për bllokim të seancës konstituive të legjislaturës së nëntë, duke thënë se kryesuesi i kësaj seance, nga radhët e LVV-së, shkeli Rregulloren e Kuvendit. Përmes një komunikate për media nga LDK, kanë thënë se skenari i mbledhjes konstituive nuk u respektua, ani pse kishte kushte…

Lajme
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka akuzuar partinë e Albin Kurtit për bllokim të seancës konstituive të legjislaturës së nëntë, duke thënë se kryesuesi i kësaj seance, nga radhët e LVV-së, shkeli Rregulloren e Kuvendit.
Përmes një komunikate për media nga LDK, kanë thënë se skenari i mbledhjes konstituive nuk u respektua, ani pse kishte kushte që të vazhdonin aty ku ishte ndërprerë seanca më 15 prill.
“Të njëzet deputetët e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës ishin prezent. Fatkeqësisht, kryesuesi i kësaj seance, nga radhët e LVV-së, shkeli Rregulloren e Kuvendit duke thirrur fillimisht për konsultime politike, pa qenë i autorizuar dhe pa pasur mandat për një gjë të tillë. Prezent ishin 100 deputet, pra kishte kuorum për të vazhduar me votimin e raportit të Komisionit, aty ku ishte ndërprerë seanca”, thuhet në reagim.
Tutje nga LDK, shprehen se veprimet e sotme të LVV-së, shpërfaqin bllokimin e tyre faktik për konstituim të Kuvendit dhe themelim të institucioneve.
“Veprimet e sotme të LVV-së shpërfaqin bllokimin e tyre faktik për konstituim të Kuvendit dhe themelim të institucioneve”, theksohet në komunikatë.
Ndryshe tentativa e dytë e Lëvizjes Vetëvendosje ka dështuar edhe sot për të formuar qeverinë dhe zgjedhur kryeparlamentarin, kjo pasi sipas kryesuesit të seancës, Avni Dehari, gjatë konsultimeve pati përfaqësues që e braktisën takimin dhe nuk pati konsesus.
Teksa seanca e ardhshme është caktuar më datë 19 prill në ora 12:00. /Lajmi.net/