LDK, Ahmetit: Ktheju Prishtinës, ajo është pa ‘kod’ zhvillimi
Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar ndaj kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, për deklaratat e tij kundër Marrëveshjes për Kodin telefonik të Kosovës

Lajme
Në Bruksel dje është arritur marrëveshja për kodin telefonik të Kosovës. Kjo nga disa u mirëprit e nga disa të tjerë u kundërshtua fort, me dyshimet se është bërë ndonjë koncesion me Serbinë, shkruan lajmi.net
Nga reagimet më të ashpra, ishte edhe ai i kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili e quajti “tmerr, përfaqësimin në Bruksel”.
LDK-ja ka reaguar nëpërmjet asamblistit të Prishtinës, Flamur Shala, i cili ka thënë se Ahmeti ka folur me emocione dhe politikisht i ndikuar nga zyrat e VV-së.
“Kryetari Prishtinës foli për kodin ndërkombëtar telefonik të Kosovës. Foli me emocione, politikisht të motivuara nga zyrat e VV, njësoj sikur që dështimet në projektin e tij për zhvillimin e kryeqytetit dalin të motivuara nga të njëjtat zyre”, ka deklaruar Shala.
Ai ka ironizuar me Ahmetin duke i bërë thirrje të kthehet kah Prishtina sepse ka mbetur pa ‘kod’ zhvillimi.
“Prishtinën e kemi në kolaps qeverisës, financiar dhe ekonomik. T’i kthehet Prishtinës, ajo është pa ‘kod’ të zhvillimit!”, ka shtuar në fund Shala. /lajmi.net