LDK-AAK-NISMA synojnë të shkrihen në një grup parlamentar
LDK-AAK-NISMA kanë vendosur të jenë një grup parlamentar në Kuvendin e Kosovës në mënyrë që ata të jenë grupi më i madh parlamentar dhe t’iu takojë atyre posti i kryetarit të Kuvendit. Ky bllok opozitar që javën e shkuar u bë bashkë për t’i pamundësuar Hashim Thaçit të krijojë qeverinë e re, ka vendosur t’i bëjë bllok çdo tentative të PDK-së.
Lajme
Derisa PDK po këmbëngul në pozitën e kryeparlamentarit, duke thënë se ajo i takon vetëm partisë fituese pas zgjedhjeve të 8 qershorit, blloku opozitar i bërë bashkë javën që shkoi ka një plan tjetër, si t’ia prishë çdo nismë PDK-së së Hashim Thaçit.
Ata që janë bërë bashkë për të qeverisur vendin kanë vendosur të jenë bashkë edhe në Kuvend si një grup i vetëm parlamentar, në mënyrë që marrëveshja e arritur ditë më parë të jetësohet.
Ardian Gjini, i AAK-së, tha për KTV-në se koalicioni pas-zgjedhor i ka numrat dhe se kryetar i ri i Kuvendit do të jetë i nominuari i tyre.
“Ne do të deklarohemi për një grup të përbashkët parlamentar në momentin kur certifikohen rezultatet. Në momentin kur deputetët deklarohen për grupet e tyre parlamentare, siç është rregulli, atëherë do të deklarohemi për një grup dhe do të shkojmë tutje”.
“E para e punës është që deputetët deklarohen për përkatësinë, për grupin parlamentar në momentin kur certifikohen. Ne mbushim një formular kur hymë në Kuvend dhe aty e bëjmë deklarimin e tillë”.
“Do të thotë deputetët e kanë mandatin e vet dhe lirshëm deklarohen para seancës inauguruese. Kushtetuta dhe ligjet janë tepër të qarta, grupi më i madh parlamentar e propozon kryetarin e Kuvendit”, tha Gjini për KTV.
Të përkujtojmë që në legjislaturën e kaluar, Kuvendi i Kosovës qe ballfaquar me një kërkesë të AAK-së për marrjen e postit të nënkryetarit të Kuvendit të Republikës. AAK e kërkoi këtë post pas daljes së Lëvizjes për Bashkim nga lista e përbashkët me Lëvizjen Vetëvendosje, me arsyetimin se në bazë të numrit momental të deputetëve ky post duhej t\’i takonte asaj e jo VV-së. Mirëpo, Kuvendi i Kosovës atëherë e pati hedhë poshtë këtë kërkesë të AAK-së. Madje, subjekti i Ramush Haradinajt pati kërkuar edhe nga Gjykata Kushtetuese që t\’i japë të drejtë pretendimit të saj, por kjo e fundit qe deklaruar se nuk shyrton kërkesat që i referohen Rregullores së Kuvendit të Kosovës.
Rregullorja e Kuvendit të Kosovës, në kreun VI të saj, neni 20, bën fjalë për grupet parlamentare dhe formimin e tyre dhe të drejtat e deputetëve. Lajmi.net ju sjell këtë rregullore, ku lexuesit mund të parashohin se çfarë na pret në seancën e parë konstituive të Kuvendit të Kosovës.
KREU VI
GRUPET PARLAMENTARE
Neni 20
Formimi dhe funksionimi i grupeve parlamentare
1. Deputetët mund të formojnë grup parlamentar sipas përkatësisë së tyre partiake ose të
përcaktimeve programore.
2. Deputeti ka të drejtë të marrë pjesë në mënyrë të barabartë në një grup parlamentar, të
tërhiqet nga grupi, ta formojë një grup të ri parlamentar, t’i bashkëngjitet një grupi tjetër ose të
veprojë si deputet i pavarur. Për secilin rast deputeti është i obliguar që, për vendimin e tij, ta
njoftojë me shkrim Kryetarin e Kuvendit.
3. Për krijimin e një grupi parlamentar nevojiten 5 për qind e deputetëve të Kuvendit ose së
paku gjashtë (6) deputetë. Në rastet kur numri i deputetëve, i anëtarëve të një grupi
parlamentar, bie nën këtë minimum, grupi nuk ekziston më.
4. Grupi i ri, i formuar më vonë, nuk mund të ketë emër të njëjtë me ndonjë grup tjetër
parlamentar.
5. Një deputet nuk mund të jetë anëtar i më shumë se një grupi parlamentar.
6. Grupeve parlamentare u sigurohen hapësira të nevojshme dhe proporcionale, kushte dhe
pajisje të nevojshme, si dhe një staf politik. Stafi politik i grupeve parlamentare për punën e vet
shpërblehet në përputhje me Vendim të Kryesisë.