LDK-AAK-Nisma dhe VV me marrëveshje para seancës konstituive (video)

Në takimin e bllokut opozitar janë përafruar qëndrimet sa i përket bisedimeve me Serbinë. Albin Kurti thotë LDK-AAK-Nisma dhe VV do të arrijnë një marrëveshje para seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Lajme

08/07/2014 11:37

(E plotësuar)

Ka përfunduar takimi në mes të liderëve të partive opozitare, LDK-AAK-Nisma dhe Vetëvendosje.

Kryetari i VV-së, Albin Kurti ka deklaruar se gjatë takimit, liderët opozitar, Isa Mustafa, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj kanë pasur përafrime me kushtin e VV-së për bisedimet me Beogradin.

“Kemi biseduar për hapat që do të merren gjatë seancës konstituive të Kuvendit më 17 korrik”.

“Kemi përafrime sa i përket kushtin për bisedimet me Serbinë, pasi që ne jemi pro bisedimeve me parime, por jo bisedime pa parime, ashtu siç i ka bërë deri më tani Kryeministri Hashim Thaçi”.

Kurti, gjithashtu tha se nga ky takim e deri në konstituimin e Kuvendit, të gjitha këto katër parti do të konsultohen me ekspert e tyre partiak lidhur çështjet që janë diskutuar dhe në fund do të arrihet një marrëveshje në mes të këtyre katër partive.

“Tash e tutje takimet tona do të jenë me ekspertët e fushave përkatëse të partive hartimin e programeve, dhe të gjitha këto do të kryhet para seancës konstituive të Kuvendit”. 

Liderët e tre partive tjera, Isa Mustafa, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj, nuk e kanë parë të udhës të prononcohen për media.

——————————————-

Po mbahet takimi i radhës në mes të bllokut opozitar LDK-AAK-Nisma dhe Vetëvendojses. Tema kryesore me të cilën po preokupohen liderët e këtyre partive është shqyrtimi i mundësisë për të marrë pozitën e Kryeparlamentarit. 

Albin Kurti është nikoqiri i radhës i takimit në mes të liderëve të kampit opozitar LDK-AAK-Nisma dhe VV-së.

Takimi në mes të Isa Mustafës, Ramush Haradinajt, Fatmir Limajt dhe Albin Kurtit po zhvillohet në kohën kur Presidentja Jahjaga ka caktuar datën e konstituimit e Kuvendit të ri.

Tema kryesore me të cilën po preokupohen liderët e këtyre partive është shqyrtimi i mundësisë për të marrë pozitën e Kryeparlamentarit. 

Ndërkohë, grupi i partive opozitare ende nuk i ka dhënë ndonjë përgjigje VV-së për kushtet që i kanë vënë këta të fundit për bisedimet me Beogradin , formimin e Asociacionit të Komunave Serbe, privatizimit të ndërmarrjeve publike si dhe disa pika tjera.