Lazio kërkon Xhemajlin

Lazio mund të shtojë një futbollist shqiptar gjatë këtij afati kalimtar të verës. Klubi romak është i interesuar për transferimin e mesfushorit të Napolit, Blerim Xhemajli.

Sport

07/06/2014 17:17

Lazio provon të ndërtojë të ardhmen. Derisa drejtuesit e klubit vazhdojnë bisedimet me trajnerin Edy Reja rreth statusit të tij, klubi romak është duke planifikuar përforcimet e reja të afatit kalimtar të verës.

Dhe, Lazio ka shprehur interesim për mesfushorin e Napolit, Blerim Xhemajli, aktualisht me Përfaqësuesen e Zvicrës në Kampionatin botëror në Brazil, ka bërë të ditur eksperti i televizionit italian Sky Sport, Gianluca di Marzio.

Kualitetet e Xhemajlit i pëlqejnë Lazios dhe klubet tashmë kanë bërë kontaktet e para, edhe pse bisedimet janë ende në fazën fillestare.

Në rast të ardhjes së Xhemajlit, Lazio do të shtojë edhe një tjetër futbollist shqiptarë tek ekipi ku tashmë janë pjesë Lorik Cana, Etrit Beridha dhe portieri i ri Thomas Strakosha.