Lazio fiton kundër Udineses dhe e kalon Interin në renditjen e Serie A

Lazio ka shënuar fitore të rëndësishme në Serie A kundër Udineses, në takimin e vlefshëm për javën e 36-të. “Biancocelesti” triumfoi 0:1 kundër Udineses në stadiumin Dacia Arena, shkruan lajmi.net. Sulmuesi Ciro Immobile realizoi golin e vetëm dhe të fitores për ekipin nga kryeqyteti italian. Reprezentuesi italian vulosi epilogun final me golin e minutës së…

Sport

21/05/2023 23:12

Lazio ka shënuar fitore të rëndësishme në Serie A kundër Udineses, në takimin e vlefshëm për javën e 36-të.

“Biancocelesti” triumfoi 0:1 kundër Udineses në stadiumin Dacia Arena, shkruan lajmi.net.

Sulmuesi Ciro Immobile realizoi golin e vetëm dhe të fitores për ekipin nga kryeqyteti italian.

Reprezentuesi italian vulosi epilogun final me golin e minutës së 61-të nga pika e bardhë e penalltisë.

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj ishte i pazëvendësueshëm te Lazio në këtë takim.

Lazio me këtë fitore ngritet në pozitën e tretë me 68 pikë duke e kaluar Interin që ka dy pikë më pak.

Udinese është e 12-ta me 46 pikë./Lajmi.net/