Lazio fiton dramën me Sassuolon
Lazio shënoi fitore ndaj Sassuolos me rezultat 3:2 në ndeshjen dramatike të zhvilluar në Olimpico. Skuadra romake me Etrit Berishën në portë, mposhti skuadrën e fundit në Serie A, por me shumë vështirësi. Radu e kaloi Lazion në epërsi në minutën e 36’të, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë. Mirëpo, ish sulmuesi…

Sport
Lazio shënoi fitore ndaj Sassuolos me rezultat 3:2 në ndeshjen dramatike të zhvilluar në Olimpico.
Skuadra romake me Etrit Berishën në portë, mposhti skuadrën e fundit në Serie A, por me shumë vështirësi. Radu e kaloi Lazion në epërsi në minutën e 36’të, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.
Mirëpo, ish sulmuesi i vendasve, Sergio Floccari e barazoi rezultatin për Sassuolon në minutën e 72’të.
Vetëm dy minuta më vonë, Miroslav Klose riktheu avantazhin e vendasve, por mysafirët u kundërpërgjigjën shpejt duke barazuar sërish, me golin e Antonio Floro Flores (79). Por, golin e fitores për Lazion e realizoi Antonio Candreva.
Lazio ka 35 pikë në pozitën e 10-të kurse Sassuolo është e fundit me 17.