Lavezzi në Premierligë
Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Ezequiel Lavezzi, pritet të transferohet në Premierligë, gjatë këtij afati kalimtar të janarit.

Sport
Një gjë duket e sigurt, Ezequiel Lavezzi do të largohet nga Paris Saint-Germain, gjatë këtij afati kalimtar të janarit.
Sulmuesi argjentinas ka ftohur raportin me kampionin e Ligue 1 dhe kjo e ka detyruar të mendojë për ndërrim të mjedisit.
Ai kërkohet nga Juventus, Milan e Inter në Serie A, mirëpo së paku tani nuk duket se do të rikthehet në Serie A.
Sipas mediave britanike, Lavezzi do të transferohet në Premierligë.
Ish ylli i Napolit pritet të jetë përforcim i ri i Liverpoolit, ose Tottenhamit, klub tjetër që është i gatshëm të paguajë dëmshpërblimin e kërkuar dhe t’ia plotësojë kërkesën për pagë që ta sjell në White Hart Lane.