Lautaro te Barcelona? Lojtari ka një marrëveshje me Antonio Conte

Lautaro Martinez vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, me emrin e tij që lidhet me Barcelonën.

Sport

07/06/2020 10:15

Ylli argjentinas i Inter po lidhet me një kalim të mundshëm te Barcelona, me merkaton e verës që tashmë po afron.

Kartoni i lojtarit kushton 111 milionë euro. Kriza e Covid-19 mund të pengojë transferimin, por Barca po synon të ofrojë lojtarë për këmbim, në mënyrë që të reduktojë shumën e kërkuar.

Sipas raportimeve të ‘GDS’, Lautaro ka njoftuar klubin se ai dëshiron të kalojë te Barcelona, si dhe i ka thënë Antonio Contes se ëndrra e tij është kalimi në ‘Camp Nou’, transmeton lajmi.net.

Megjithatë, lojtari dhe trajneri i tij kanë arritur një marrëveshje me njëri tjetrin, sa i përket kësaj teme.

Lautaro dhe Conte janë pajtuar që të mbajnë të heshtur këtë çështje deri në fundin e këtij sezoni.

Një gjë e tillë lë të kuptohet se Conte tashmë është pajtuar se Lautaro do të largohet në fund të sezonit. /Lajmi.net/