Lautaro: Do të jap 110 për qind nga vetja për Interin

Sulmuesi i Interit, Latuaro Martinez, ka thënë se do të jap 110 për qind për skuadrën zikaltër, mes spekulimeve për një transferim te Barcelona.

Sport

22/07/2020 16:14

Lautaro ka zhvilluar 31 ndeshje për Interin këtë sezon, duke kontribuar me 13 gola dhe pesë asistime.

“Jam një djalë që gjithmonë lufton”, ka deklaruar argjentinasi, përcjell lajmi.net.

“Për qëllimet e mia, të klubit dhe për lumturinë e tifozëve”.

22 vjeçari ka bërë një ngritje në karrierë, duke mbuluar hapësirën e lënë nga Mauro Icardi, i cili u largua nga Inter verën e kaluar.

“Trajneri Conte më dha shumë besim. Është një gjë shumë e rëndësishme dhe fondamentale, sepse ai punon në mentalitetin e secilit lojtar”.

“Unë e vlerësoj atë shumë, çdo ditë na ndihmon të rritemi”.

Për spekulimet që e lidhin me një transferim te Barcelona, ai u përgjigj: “Unë gjithmonë përpiqem të jap 110 për qind për këtë klub, për gjithë ata që e duan këtë klub dhe për këtë fanellë”./Lajmi.net/