Latifi shpall fitoren në Rahovec: Siç kam qenë përherë, edhe këtë mandat do të jem kryetar i të gjithë qytetarëve
Kandidati i AAK-së për kryetar të Rahovecit, Smajl Latifi ka shpallur fitoren në këtë komunë, duke fituar edhe një mandat. Ai iu ka thënë qytetarëve të Rahovecit se fitorja është e tyre, dhe se nesër nisin punët e projektet e mëdha, ndërsa i ka ftuar për të festuar, shkruan lajmi.net. “Siç kam qenë përherë, edhe…
Lajme
Kandidati i AAK-së për kryetar të Rahovecit, Smajl Latifi ka shpallur fitoren në këtë komunë, duke fituar edhe një mandat.
Ai iu ka thënë qytetarëve të Rahovecit se fitorja është e tyre, dhe se nesër nisin punët e projektet e mëdha, ndërsa i ka ftuar për të festuar, shkruan lajmi.net.
“Siç kam qenë përherë, edhe në këtë mandat do të jem kryetar i të gjithë qytetarëve, me drejtësi, barazi, transparencë e llogaridhënie. Le të mblidhemi nga ora 20:30 në Rahovec, nga ora 21:00 në Krushë të Madhe, nga ora 21:30 në Xërxë dhe nga ora 22:00 në Fortesë e Ratkoc! Urime të gjithëve e faleminderit për kulturën e qytetarinë përgjatë këtij procesi demokratik zgjedhor”, ka thënë Latifi. /Lajmi.net/
Postimi i plotë i tij: