Latifi: Nëse vjen puna e kapi pushkën për Kosovën

Filozofi dhe ish-ushtari i UÇK-së, Blerim Latifi, ka thënë se nëse vie puna, a e kap pushkën sërish. Këto deklarime i bëri në një debat që nuk ishte edhe aq i butë, teksa përballë kishte analisten nga Shqipëria, Alisa Braho, përcjell lajmi.net. Ndërkaq, ai gjithashtu foli edhe për dinjitetin në marrëdhëniet ndërkombëtare, duke thënë se…

Lajme

07/06/2023 22:20

Filozofi dhe ish-ushtari i UÇK-së, Blerim Latifi, ka thënë se nëse vie puna, a e kap pushkën sërish.

Këto deklarime i bëri në një debat që nuk ishte edhe aq i butë, teksa përballë kishte analisten nga Shqipëria, Alisa Braho, përcjell lajmi.net.

Ndërkaq, ai gjithashtu foli edhe për dinjitetin në marrëdhëniet ndërkombëtare, duke thënë se duhet pasur ushtri e fuqi ekonomike, gjë që sipas tij, s’e kemi asnjërën.

”A e din çfarë quajmë dinjitet në marrëdhëniet ndërkombëtare. Nënkupton ushtri dhe fuqi ekonomike, ti as nuk ke ushtri e as fuqi ekonomike dhe po më flet për dinjitet.

Nesër me ardhur puna, unë sërish i pari ka me kap pushkën, por tash po flasim për raportet në mes shteteve”, ka thënë Latifi.