Latifi: Në kohën e Ahmetit janë larguar mbeturinat, Rama nuk po lodhet me këtë punë

Profesori universitar, Blerim Latifi, ka kritikuar kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Ramën, për çështjen e mos-largimit të mbeturinave në baza ditore.

Lajme

06/07/2022 08:23

Latifi, me anë të një postimi në ‘Facebook’, ka krahasuar qeverisjen e Ramës me atë të Ahmetit, duke thënë se ky i fundit largonte mbeturinat çdo ditë, shkruan lajmi.net.

“Boll i dobët ka qenë Shpend Ahmeti, por në kohën e tij mbeturinat janë hequr çdo ditë. Ky pasardhësi i tij, siç po duket, as që po lodhet për këtë punë”, ka shkruar ai.

“Thua se nuk vjen nga përvoja e Londrës, por e Somalisë a e Bangladeshit. Nëse vazhdon kështu, pas katër vitesh, të jeni të sigurtë se në raport me të Shpend Ahmeti do të duket yll”, përfundon postimi. /Lajmi.net/