Latifi: Këta që sot e përdhosin shtatoren e Skënderbeut, nesër do ta përdhosin edhe atë të Adem Jasharit

Analisti Blerim Latifi ka reaguar ashpër ndaj aktit vandal në Prizren, ku shtatorja e heroit kombëtar,  Gjergj Kastriot Skënderbeut u ly me ngjyrë. Në një postim në rrjetet sociale ai paralajmëroi për mundësinë që edhe figura të tjera kryesore të trashëgimisë kombëtare të jenë në rrezik.     “Këta që sot e përdhosin shtatoren e…

Lajme

31/07/2025 13:47

Analisti Blerim Latifi ka reaguar ashpër ndaj aktit vandal në Prizren, ku shtatorja e heroit kombëtar,  Gjergj Kastriot Skënderbeut u ly me ngjyrë.

Në një postim në rrjetet sociale ai paralajmëroi për mundësinë që edhe figura të tjera kryesore të trashëgimisë kombëtare të jenë në rrezik.

 

 

“Këta që sot e përdhosin shtatoren e Skënderbeut, nesër do ta përdhosin edhe atë të Adem Jasharit. Të jeni të sigurt për këtë. Sepse janë të një fare dhe ushqehen nga i njëjti burim antishqiptar. Sepse Adem Jashari, fund e krye, është brenda konceptit të Skënderbeut për luftën kundër shtypjes dhe tiranisë.”, ka shkruar Latifi në Facebook.

Postimi i plotë:

Këta që sot e përdhosin shtatoren e Skënderbeut, nesër do ta përdhosin edhe shtatoren e Adem Jasharit. Të jeni të sigurt për këtë.
Sepse janë të një fare dhe ushqehen nga i njëjti burim antishqiptar.
Sepse Adem Jashari, fund e krye, është brenda konceptit të Skënderbeut për luftën kundër shtypjes dhe tiranisë. Këtë e dëshmon flamuri me të cilin luftoi dhe ra Adem Jashari. E dëshmon kredoja e tij jetësore: “Besa-besë dhe veç një vdekje, tjetër s’ka; në grykë të pushkës.” Një kredo kjo puro shqiptare dhe puro skënderbegiane. Dhe vetëm e tillë.