“Lass Mal” po vjen nga Mozzik, dëgjojeni një pjesë të saj
Mozzik së shpejti publikon projektin e ri muzikor.

ShowBiz
Mozzik ka njoftuar fansat që kënga e tij e re është finalizuar dhe publikohet më 8 maj, shkruan lajmi.net.
“Lass Mal” titullohet kënga e re e reperit, të cilës ia shoqëron edhe videoklipin, ndërsa nga sekuencat që i publikoi shihet se është në gjuhën gjermane.
“A jeni gati për 8 maj? Bomba po vjen”, ka shkruar ai sipër videos, në të cilën mund ta dëgjoni një pjesë të saj.
Kjo këngë vjen pas projektit të tij shumë të suksesshëm “Auf Wiedersehen”, e cila po ashtu ishte në gjuhën gjermane.
Se a do të jetë edhe kjo këngë e Mozzikut hit, mbetet të shihet ditëve në vijim. /Lajmi.net/
https://www.instagram.com/p/B_GDgsDFB-p/