Largoni pikat e zeza nga fytyra me vetëm një vezë

Pikat e zeza në fytyrë janë problem për shumë njerëz dhe është vështirë të largohen.

Lifestyle

01/08/2016 01:36

Pikat e zeza shfaqen nga ndotja, hormonet apo ndonjë arsye tjetër e thjeshtë por që bëhen mjaft të bezdisshme për neve.

Kremat e ndryshme ndikojnë por jo tërësisht i largojnë ato nga fytyra. Andaj të gjithë duket se jemi në kërkim të ndonjë metode për largimin e tyre.

Metoda për largimin e tyre është shumë e thjeshtë, ju duhen vetëm një vezë, një brushë dhe një copë letër toaleti, përcjellë lajmi.net

Së pari sigurohuni që fytyra të jetë e pastër dhe pastaj me anë të një brushe aplikojeni vezën në fytyrë dhe mbi të letër toaleti. Pas 10 minutash ngadalë largoni letrën e toaletit nga fytyra dhe shikoni si janë larguar pikat e zeza.

Pasi ta keni përfunduar, aplikojeni ndonjë kremë të lehtë për fytyrë.

YouTube player