Largoni gjysmë kilogrami në ditë me këtë dietë

E quajtur “qumësht i artë”, pija bëhet duke zierë qumësht kokosi me erëza chai dhe një dozë nga shafran i Indisë.

Lifestyle

10/09/2020 16:03

“Shkenca tani po vërteton që shafran i Indisë ka çdo fuqi që i atribuohet nga shëruesit e lashtë: Lehtëson dhimbjen e kyçeve, përmirëson diabetin, stimulon funksionin e trurit, largon lodhjen dhe shumë më tepër”, zbulon mjeku Ayurvedic Suhas Kshirsagar.

“Nëse shafrani i Indisë është në qumësht, në ushqim apo edhe në shtesa ushqimore, ai sjell përfitime shpejt”, shton ai.

Kur pacientët e Dr. Suhas rritin konsumin e shafranit të Indisë, ata largojnë deri në 7 kilogramë në 14 ditë ndërsa rivitalizojnë plotësisht shëndetin e tyre! Rrënja e shafranit të papërpunuar është e ngjashme me xhenxhefilin e freskët. Kur thahet, pluhuri i verdhë i ndritshëm zhvillon një shije të ëmbël, transmeton Telegrafi.

Ai shton se ka një avantazh të madh në bashkimin e shafranit të Indisë me piper të zi dhe yndyrë të shëndetshme.

Si digjet dhjami nga shafran i Indisë

Falë faktorëve të ditëve moderne si stresi, ndotja dhe ushqimi shumë i përpunuar, shumica prej nesh ka një përgjigje të fshehur imune të vazhdueshme brenda trupit tonë që shkencëtarët e quajnë inflamacion. Shafran i Indisë është provuar se zvogëlon këtë inflamacion me 59 për qind. Si rezultat i drejtpërdrejtë, nyjat e dhimbshme ndjehen më mirë, dhimbjet e kokës zhduken dhe yndyra çlirohet, shkruan firstforwomen.

Në fakt, studimet e fundit universitare tregojnë se përbërësit e shafranit të Indisë djegin dhjamin deri në 560 për qind!

Receta e qumështit të artë

Kjo pije ngroh shpirtin tuaj ndërsa ngroh metabolizmin tuaj!

Përbërësit:

Dy gota qumësht kokosi ose qumësht bajame
Një lugë pluhur shafran i Indisë
Dy mililitra ekstrakt vanilje

Katër mililitra mjaltë
Një hurmë
Pak piper të zi

Udhëzime: Në tenxhere, ngrohni të gjithë përbërësit derisa të nxehen, por jo të ziejnë. Hidheni në një blender deri sa të treten. Shijoni menjëherë.