Largohet uji në autostradën “Arbën Xhaferi”, MIT: Është rikthyer qarkullimi normal dhe i sigurt në këtë segment
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, ka njoftuar se është larguar uji i cili ishte grumbulluar në një segment të autostradës “Arbën Xhaferi”. Ata kanë thënë se ekipet e mirëmbajtjes kanë reaguar menjëherë në terren. “Brenda pak çastesh është bërë pastrimi i sistemit të drenazhimit dhe largimi i ujit të grumbulluar, duke rikthyer qarkullimin normal dhe të…
Lajme
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, ka njoftuar se është larguar uji i cili ishte grumbulluar në një segment të autostradës “Arbën Xhaferi”.
Ata kanë thënë se ekipet e mirëmbajtjes kanë reaguar menjëherë në terren.
“Brenda pak çastesh është bërë pastrimi i sistemit të drenazhimit dhe largimi i ujit të grumbulluar, duke rikthyer qarkullimin normal dhe të sigurt në këtë segment të autostradës. Ministria mbetet në monitorim të vazhdueshëm të rrjetit rrugor dhe ekipet tona janë të gatshme të ndërhyjnë në çdo rast kur paraqitet nevoja, me qëllim garantimin e sigurisë së të gjithë pjesëmarrësve në trafik”, ka njoftuar MIT.
Lajmi.net pak më parë ka publikuar video nga grumbullimi i ujit në këtë segment rrugor. /Lajmi.net/