Largohet nga salla Hill, mbrojtja e Selimit kundërshton pistën e pyetjeve: Ka dal jashtë fushëveprimit të asaj që i lejohet prokurorisë

Christopher Hill, po vazhdon dëshminë e tij në Hagë, ku pak më parë i janë bërë disa pyetje lidhur me Rexhep Selimi. Gjatë dëshmisë së tij, Hill është pyetur rreth një deklarate të Rexhep Selimi i cili kishte thënë në takim se UÇK,  nuk i njeh zgjedhjet e 22 marsit dhe presidentin e Kuvendit e…

Lajme

11/11/2025 12:38

Christopher Hill, po vazhdon dëshminë e tij në Hagë, ku pak më parë i janë bërë disa pyetje lidhur me Rexhep Selimi.

Gjatë dëshmisë së tij, Hill është pyetur rreth një deklarate të Rexhep Selimi i cili kishte thënë në takim se UÇK,  nuk i njeh zgjedhjet e 22 marsit dhe presidentin e Kuvendit e zgjedhur në këto zgjedhje.

Kjo bëri që të reagojë edhe mbrojtja e afërt e Selimit, avokati i të cilit ka thënë se po tejkalohet fushëveprimi i asaj që i lejohet prokurorisë.

Pache: Gjatë dëshmisë suaj gjatë rrugës për në Likoc ju pat një eskort që ju shoqëroj për në rrugë në zyrat qendore të UÇK në Likoc?

Hill: Nuk më kujtohet por ka kuptim sepse nuk patëm eskort kur shkuam një ditë më parë në shtime pra besoj se po por gjithashtu keni parasysh se janë 27 vite dhe nuk më kujtohet.

Pache: Siç thoni në artikullin tuaj anëtarët e UÇK , që keni biseduar në Likoc kishin uniforma lara lara me shenjen e UÇK-së?

Pache: Dje that se në këtë takim ka qenë Rexhep Selimi, a ju mirëpriti ai në këtë takim?

Hill: Më kujtohet se ishte i pranishëm dhe mbaj mend se ishte personi që na priti por nuk mbaj mend ndonjë mirëpritje.

Pache: Gjatë këtij takimi ai ju tha se në parim shtabi i përgjithshëm i UÇK, ishte i mendimit se ishte koha të krijohej qeveria e re e Kosovës?

Hill: Më kujtohet se ai dhe të tjerë që ishin munduar që interesat tona ti vendosnin në çështjen e përbërjes së një qeverie për Kosovën gjithashtu më kujtohet, sidomos unë ishim më pak të interesuar në këtë temë pra ishim më shumë të interesuar për autonominë.

Pache: A ju kujtohet nëse në këtë takim Rexhep Selimi,  ju tha se UÇK, nuk i njeh zgjedhjet e 22 marsit dhe presidentin e Kuvendit e zgjedhur në këto zgjedhje.

Hill: Nuk më kujtohet kjo por më duhet të shtoj se janë përmendur, jo se  nuk ishte punë e imja por kjo ishte provë e më tutjeshme se UÇK, donte të ishte pjesë e qeverisë së Kosovës që pjesa tjetër e botës nuk e njihte. /Lajmi.net/