Largohet nga Juventus, transferohet në La Ligë
Mesfushori i Juventusit, Juan Cuadrado do të largohet nga klubi pas përfundimit të këtij sezoni.
Sport
Juan Cuadrado nuk do të mbetet në Juventus.
Mesfushori i huazuar nga Chelsea, nuk do të blihet nga kampioni i Italisë.
“Don Balon” ka bërë të ditur se reprezentuesi kolumbian ka zgjuar interesim nga Barcelona, përcjell “Lajmi.net”.
Gjiganti katalan ka ringjallur interesimin për ish futbollistin e Fiorentinës, të cilin e kërkoi edhe para se ai të nënshkruante me Chelsean.
Madje, Barcelona ka filluar kontaktet me menaxherin e Cuadrados, në kërkim të marrëveshjes së transferimit gjatë afatit kalimtar të verës.