Largohet nga Chelsea, transferohet në Serie A

Olivier Giroud është i vendosur për t’u larguar nga Chelsea në fund të sezonit, me Lazion e cila është e interesuar për shërbimet e lojtarit.

Sport

19/02/2020 21:06

Francezi ishte shumë afër largimit nga Blutë qysh në muajin janar, por ishte Frank Lampard ai i cili bllokoi këtë largim pasiqë nuk arriti ta gjente zëvendësuesin e tij.

Kontrata e 32-vjeçarit skadon në verën e këtij viti dhe Biancocelestët mund ta marrin si lojtar të lirë në merkaton e verës.

Për ish-lojtarin e Arsenalit, hapësirat në klubin nga ‘Stamford Bridge’ kanë qenë çdoherë e më të vogla. Pas sezonit të parë ku arriti të shpallej si golashënuesi më i mirë në Ligën e Evropes, minutat për të te ish-kampionët evropianë ishin çdoherë e më të vogla.

Gjatë këtij sezoni me skuadrën nga Londra, futbollisti ka regjistruar 6 paraqitje, me ç’rast  nuk ka arritur të kontribuojë me asnjë gol.

Sulmuesi u transferua në janarin e vitit 2018 nga skuadra e Arsenalit për shumën e 18 milionë funteve./Lajmi.net/