Largohet nga banesa trupi i pajetë i zyrtarit policor që dyshohet se bëri vetëvrasje sot në Prishtinë

Gjatë ditës së sotme qyteti i Prishtinës u tronditë nga një vetëvrasje, ku dyshohet se zyrtari policor, Alban Tolaj i dha fund jetës. Tashmë Policia bashkë me Forenzikën e kanë larguar trupin e pajetë të zyrtarit policor nga banesa në rrugën “Ahmet Korenica” në Prishtinë. Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar policia e Kosovës, ku…

Lajme

04/04/2025 17:09

Gjatë ditës së sotme qyteti i Prishtinës u tronditë nga një vetëvrasje, ku dyshohet se zyrtari policor, Alban Tolaj i dha fund jetës.

Tashmë Policia bashkë me Forenzikën e kanë larguar trupin e pajetë të zyrtarit policor nga banesa në rrugën “Ahmet Korenica” në Prishtinë.

Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar policia e Kosovës, ku thanë se ka elemente që çojnë të një vetëvrasje por që hetimet janë duke vazhduar.

 

Sipas informacioneve të para që ka pranuar redaksia jonë, thuhet se zyrtari policor tashmë i ndjerë dyshohet se kohëve të fundit ka pasur probleme shëndetësore dhe një operim në zemër.

Lajmi.net do t’iu mbajë të informuar për çdo risi nga ky rast i rëndë./Lajmi.net/