Largohen rrethojat te stacioni i autobusëve

Shpend Ahmeti, ka njoftuar sot janë duke i larguar këto rrethoja që sipas tij janë të panevojshme dhe të paarsyeshme.

Lajme

26/02/2019 13:47

Komuna e Prishtinës ka marrë vendim për largimin e rrethojave te stacioni i autobusëve.

Kryetari Shpend Ahmeti, ka njoftuar sot janë duke i larguar këto rrethoja që sipas tij janë të panevojshme dhe të paarsyeshme, transmeton lajmi.net.

Para disa muajsh kemi marr në menaxhim Stacionin e Autobusëve. Kemi zbuluar shumë parregullsi, kemi rritur të hyrat, kemi larguar pagesat për udhëtarët dhe kemi arritur marrëveshje me shoqatën e transportuesve. Sot po i largojmë rrethojat e panevojshme e të paarsyeshme. /Lajmi.net/