Pastrohen shenjat e komunikacionit, largohen mbishkrimet e fotografitë e Kurtit që ishin vendosur në mëngjes
Kanë mbetur edhe disa muaj deri tek zgjedhjet nacionale. Edhe pse jo zyrtarisht, fushata elektorale veçse ka filluar. E pikërisht në këtë kohë dikush ka zgjedhur që të merret paksa me liderin e VV-së, kryeministrin Albin Kurti. Në shenjat e komunikacionit që gjenden në disa lagje të Prishtinës, ishte vendosur fotografia e Kurtit, me mbishkrimin…
Lajme
Kanë mbetur edhe disa muaj deri tek zgjedhjet nacionale.
Edhe pse jo zyrtarisht, fushata elektorale veçse ka filluar.
E pikërisht në këtë kohë dikush ka zgjedhur që të merret paksa me liderin e VV-së, kryeministrin Albin Kurti.
Në shenjat e komunikacionit që gjenden në disa lagje të Prishtinës, ishte vendosur fotografia e Kurtit, me mbishkrimin e njëjtë.
“KUKU , erdhën zgjedhjet s’di çka rrej tash”, shkruhej aty, raporton lajmi.net.
Por pak orë nga vendosja e tyre, shenjat e komunikacionit tashmë janë pastruar dhe janë larguar fotografitë dhe mbishkrimet.
Edhe pse siç duket disa prej tyre u kanë “ikur” pa i parë dhe nuk janë larguar të gjitha./Lajmi.net/
Duhet përkujtuar që aktivitete të tilla jemi mësuar të shohim edhe nga partitë opozitare, por nuk dihet nëse një gjë e tillë është bërë nga dikush i partive politike, nga shoqëria civile apo thjesht nga qytetarët. /Lajmi.net/