Largohen 15 emra, Vushtrria e Mitrovica mbeten pa përfaqësim- Kryesia e re e Lidhjes Demokratike të Kosovës

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, sot ka njoftuar për emra dhe përbërjen e re të Kryesisë së partisë. Në kryesinë e re nuk figurojnë 15 emra nga kryesia e kaluar, të cilët kanë qenë emra të njohur të kësaj partie. Në krahasim me përbërjen e kaluar, mungojnë: Arben Gashi, Besa Gaxherri, Besnik Osmani, Driton Selmanaj,…

Lajme

15/04/2026 14:41

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, sot ka njoftuar për emra dhe përbërjen e re të Kryesisë së partisë.

Në kryesinë e re nuk figurojnë 15 emra nga kryesia e kaluar, të cilët kanë qenë emra të njohur të kësaj partie.

Në krahasim me përbërjen e kaluar, mungojnë: Arben Gashi, Besa Gaxherri, Besnik Osmani, Driton Selmanaj, Elmire Nikçi Rexha, Florian Dushi, Imri Ahmeti, Lirije Kajtazi, Mirjeta Kalludra, Muhamet Hamiti, Rrezarta Krasniqi, Sokol Haliti, Visar Berisha, Vlora Dumoshi, Xhafer Tahiri.

Në këtë mënyrë, Abdixhiku ka lënë pa përfaqësim në kryesi komunën e Mitrovicës dhe Vushtrrisë.

Deri me tani Vushtrria ishte e përfaqësuar nga Rrezarta Krasniqi dhe Xhafer Tahiri.

E natyrisht se bujë të madhe bëri largimi nga kryesia e Arben Gashit, Driton Selmanajt e Xhafer Tahiri- emra këta që publikisht patën disa herë kundërshtime me qëndrimet e Abdixhikut./Lajmi.net/