Largimi i Tierney nga Arsenal duket i pashmangshëm

Kieran Tierney mund të largohet së shpejti nga Arsenal. Mbrojtësi skocez, Kieran Tierney me shumë gjasë do të ndajë rrugët me skuadrën e Arsenal, pasi konkurrenca në klub është shtuar. Raportime të ‘Telegraph’ bëjnë të ditur se Tierney do të largohet pasi s’po gjen vend në planet e Mikel Arteta, përcjell lajmi.net. Mbrojtësi i krahut,…

Sport

03/11/2022 09:06

Kieran Tierney mund të largohet së shpejti nga Arsenal.

Mbrojtësi skocez, Kieran Tierney me shumë gjasë do të ndajë rrugët me skuadrën e Arsenal, pasi konkurrenca në klub është shtuar.

Raportime të ‘Telegraph’ bëjnë të ditur se Tierney do të largohet pasi s’po gjen vend në planet e Mikel Arteta, përcjell lajmi.net.

Mbrojtësi i krahut, i cili vuante nga një lëndim vitin e kaluar, ka bërë vetëm tri paraqitje në Premier League këtë sezon.

Mbetet të shihet se cilat do të jenë opsionet që Tierney do t’i ketë përpara. /Lajmi.net/