Largimi i Ronaldo – Man United kthen vëmendjen kah Dybala
Largimi i mundshëm i Cristiano Ronaldo nga Man United ka bërë që ‘Djajtë e Kuq’ të nisin kërkimet për alternativat.

Sport
Ylli portugez nuk është paraqitur në dy stërvitjet e fundit me skuadrën dhe lidhet me një largim.
Kësisoj, emra të ndryshëm kanë filluar të shihen si alternativa, përcjell lajmi.net. Së fundmi, listës i shtohet Paulo Dybala.
Angelo Mangiante thotë se situata aktuale në merkato mund ta dërgojë Dybalan te United si lojtar i lirë.
Në garë për lojtarin është skuadra e Inter, por edhe ajo e Milan mbetet si alternativë. United mund ta ‘vjedh’ lojtarin nga Serie A. /Lajmi.net/