Largimi i Emmerson nga ekipi mbrojtës i Veselit, Hodaj: Ishte avokati më i mirë, do të lërë zbrazëtirë të konsiderueshme
Gjykata Speciale e ka miratuar kërkesën e avokatit Ben Emmerson, për tërheqje nga ekipi mbrojtës i ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli. Lidhur me këtë rast avokati i akredituar pranë Gjykatës Speciale, Taulant Hodaj, i tha lajmi.net se një lajm i tillë nuk është aspak i mirë për Kadri Veselin “Tu e pas parasysh kalibrin e…

Lajme
Gjykata Speciale e ka miratuar kërkesën e avokatit Ben Emmerson, për tërheqje nga ekipi mbrojtës i ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli.
Lidhur me këtë rast avokati i akredituar pranë Gjykatës Speciale, Taulant Hodaj, i tha lajmi.net se një lajm i tillë nuk është aspak i mirë për Kadri Veselin
“Tu e pas parasysh kalibrin e avokatit Emmerson nuk është lajm I mirë ndryshimi I avokatit kryesor të zotëri Veselit, sepse në mes të procesit mund të ketë ndikim. Shto faktin këtu se ka qenë një avokat I kalibrit që ka qenë I njohur për veprën ndërkombëtare penale dhe që ka qenë më aktivi aty”.
Tutje Hodaj shpreson se është arritur ndonjë marrëveshje mes të dyja palëve në mënyrë që mos të dëmtohet procesi pasi që është larguar njëri nga avokatët më të mirë.
Teksa pohon se largimi i tij ka lënë zbrazëtirë të konsiderueshme sepse ka qenë prej fillimit dhe është një nga avokatët më të njohur që ka mbrojtur rastet të krimeve të luftës”.
“Shpresojë se pasi është bërë me marrëveshje të dyanshme i kanë marr masat që mos me pas efekt në mbrojtjen e tij, por prapë se prapë lënë zbrazëtirë të konsiderueshme në këtë proces sepse ka qenë prej fillimit dhe është një nga avokatët më të njohur që ka mbrojtur rastet të krimeve të luftës”.
Ndër të tjera ka përmendur disa nga arsyet që do të mund ta kenë quar përfundimin e një marrëveshje nga mbrojtja e Veselit, shkruan lajmi.net
“Arsyet mund të jenë financiare, shkon në ndonjë pozicion tjetër apo mundet me marr ndonjë klientë tjetër pranë Gjykatës Speciale sepse s mundesh me marr klientë të ndryshëm aty nëse potencialisht ka konflikt interesi, po nuk e dimë derisa ende nuk janë bërë publike vetëm mund të spekulojmë. Ose mundet me marr ndonjë pozicion në ndonjë Gjykatë Ndërkombëtare Penale”.
E poashtu ai tha se ndërrimet e shpeshta të ekipeve mbrojtëse mund të sjellin dëme të mëdha tek rasti i ish krerëve të shtetit.
“Në aspektin e mbrojtjes nuk është mirë kur ka ndryshime të shpeshta të ekipeve mbrojtëse, deri tash Thaçi ka pasur ndryshime por këta tjerët kanë qenë standard”./Lajmi.net/