Laporta njofton se biletat do të jenë nominale në ndeshjet evropiane

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka njoftuar se biletat do të jenë nominale në ndeshjet të cilat zhvillohen në kompeticionet evropiane.

Sport

15/04/2022 18:55

Pas pjesëmarrjes masive të tifozëve të Frankfurtit në ‘Camp Nou’, për ndeshjen e dytë çerekfinale të Evropa Ligës, presidenti i Barcës, njofton se biletat tashmë do të jenë nominale.

Biletat në ndeshjet në kompeticionet evropiane do të jenë me emër.

Këtë e ka bërë të ditur në një promocion për televizionin katalanas TV3.

“Biletat do të jenë nominale në ndeshjet e garave ndërkombëtare që ekipi luan në Camp Nou”, tha Laporta, përcjell lajmi.net.

Ky vendim është marrë pas pjesëmarrjes masive prej 30.000 tifozëve të ekipit gjerman, përkundër që ata kishin në dispozicion vetëm 5000 bileta./Lajmi.net/