Laporta: Neymar na kontaktoi dhe donte të rikthehej

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka zbuluar se provuan transferimin e yllit të PSG-së, Neymar.

Sport

07/09/2021 17:49

Para se të rinovonte me PSG-në, braziliani thuhet se kërkoi rikthimin te Barcelona, gjë që nuk ndodhi, transmeton lajmi.net.

Laporta ka zbuluar se Neymar i ka kontaktuar atë duke iu kërkuar që ta rikthejnë në skuadër.

“Ne provuam për nënshkrimin me Neymar sërish. Ai na kontaktoi dhe dëshironte të vinte”, tha ai për Esport3.

Ndërkohë, Neymar tani ka rinovuar edhe për disa vite, derisa është bashkëpunëtorë në sulmin e frikshëm me Kylian Mbappe dhe Lionel Messi./Lajmi.net/