Laporta: Nëse ndodh kjo, Messi largohet nga Barcelona
Ish presidenti i Barcelonës, Joan Laporta thotë se në klub ka persona të cilët dëshirojnë largimin e Lionel Messit.

Sport
Joan Laporta thotë se në Barcelonë ka persona të cilët dëshirojnë largimin e Lionel Messit.
Ish presidenti i gjigantit katalan ka theksuar se nëse fuqia e tyre në klub do të jetë më e madhe, argjentinasi nuk do të luajë më në Camp Nou.
“Ka persona të caktuar që dëshirojnë që Messi të mos jetë më futbollist i Barcelonës”, deklaroi Laporta për ‘Catalunya Radio’, përcjell “Lajmi.net”.
“Ngjarjet e fundit dhe shpallja fajtor në gjykimin për evazion fiskal ka eskaluar situatën”, u shpreh ai.