Laporta: Gerard është pjesë e mburojës së Barçës
Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka folur në lidhje me pensionimin e Grerard Piques. Me anë të një videoje të publikuar në rrjetet e tij sociale, Piqe njoftoi pensionimin nga futbolli. Laporta deklaroi në Barça TV, pasi mësoi për vendimin e spanjollit për t’u tërhequr, se “ai është pjesë e mburojës së Barçës, ai do…
Sport
Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka folur në lidhje me pensionimin e Grerard Piques.
Me anë të një videoje të publikuar në rrjetet e tij sociale, Piqe njoftoi pensionimin nga futbolli.
Laporta deklaroi në Barça TV, pasi mësoi për vendimin e spanjollit për t’u tërhequr, se “ai është pjesë e mburojës së Barçës, ai do të jetë gjithmonë një pikë referimi, ai ka treguar me bollëk atë që dëshiron nga Barça”.
Vendimi i qendërmbrojtësit ka habitur bordin drejtues të klubit dhe ende nuk ka një marrëveshje për zgjidhjen e kontratës, por gjithçka tregon se do të ketë një marrëveshje.
Presidenti i Barcelonës shpjegoi se janë afër arritjes së marrëveshjes.
“Marrëveshja është ende në proces të finalizimit, por lojtari është shumë i gatshëm të ndihmojë klubin. Ai e kupton situatën e klubit në lidhje me ‘fair-play’, faturën e pagave sportive dhe ka një predispozitë të madhe”, vazhdoi ai.
Laporta shpjegoi se: “Ne kishim folur tashmë dhe në ngjarjet e fundit kishim bërë reflektime të përbashkëta. Vendimin ia kishim lënë në dorë lojtarit”.
Për mënyrën se si ka zgjedhur për të shpallur lamtumirën e tij, presidenti tha: “Ka bërë një video shumë emocionuese dhe se ai është një referencë e Barcelonës, e një tifozerie të pamohueshme të Barcelonës”.
Ai përfundoi se “Pique ka arritur gjithçka dhe është pjesë e mburojës së Barçës”, përfundoi ai./Lajmi.net/