Laporta ëndërron për rikthimin e Guardiolës te Barcelona

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta shpreson ta bind trajnerin e Manchester Cityt, Pep Guardiola të rikthehet në "Camp Nou".

Sport

21/09/2021 21:53

Trajneri momental i katalunasve, Ronald Koeman ka presion të vazhdueshëm, derisa disa pjesëtarë të bordit shpresojnë në shkarkimin e 58-vjeçarit, transmeton lajmi.net.

Guardiola ka konfirmuar se do largohet nga City sapo t’i skadojë kontrata në vitin 2023, duke thënë se ka dëshirë të provojë drejtimin e një Kombëtare.

Sidoqoftë, sipas El Nacional, Laporta është duke bërë gjithçka për ta rikthyer Guardiolën te Barcelona.

Edhe pse tekniku spanjoll e sheh Barcelonën si e kaluar, kjo nuk ndryshon mendimet e Laportës.

Guardiola kaloi katër vite të shkëlqyeshme te Barcelona mes viteve 2008 dhe 2012 duke fituar tre tituj të La Liga-së dhe dy herë Ligën e Kampionëve./Lajmi.net/