Lansohet traileri i filmit të biografisë së Tupac Shakur (VIDEO)

I titulluar sipas albumit të katërt të reperit tani më të ndjerë, Tupac Shakur, filmi biografik, ‘All Eyes On Me,’ duket se po premton shumë, dhe ende pa u lansuar.

ShowBiz

16/06/2016 23:59

Dhe ‘traileri’ i këtij filmi është lansuar sot, në ditën kur reperi do i mbushte 45 vjeç nëse do ishte ende gjallë.

Me skena drithëruese dhe me ekipin e aktorëve, “All Eyes On Me”, do të paraqesë jetën e reperit të ndjerë nga Kalifornia, vrasja e të cilit ende ka mbetur mister i pazbuluar.

Edhe pse karakteri i Tupac Shakur është konsideruar si shumë i vështirë për t’u perceptuar nga të tjerë, puna e aktorit kryesor Demetrius Shipp Jr. ka dhënë rezultat të mirë, pikërisht për shkak të ngjashmërisë së madhe me Shakur.

Ky film është bërë nën regjinë e Benny Boom kurse producenti ekzekutiv ka qenë e ëma e 2Pac, Afeni Shakur, e cila ka vdekur me 2 maj të këtij viti.

Filmi ‘All Eyes On Me’, që është titulluar sipas njërit prej albumeve më të mirë të reperit, do të ketë premierën më 11 nëntor të vitit 2016 vetëm 2 ditë para 20 vjetorit të vdekjes së reperit më të mirë prej të gjitha kohërave (GOAT).

Tupac Shakur është qëlluar për vdekje mbrëmjen e 13 shtatorit të vitit 1996 kur në moshën 25 vjeçare ai kishte dhënë frymën e fundit. Ka me mijëra teori që tentojnë të shpjegojnë të vërtetën e vrasjes së tij por ky do të jetë sekret i madh edhe për shumë kohë. Vlen të ceket që Tupac ka edhe fansa të tillë që mendojnë se reperi ende është i gjallë!/ORAinfo

 

First look: The first teaser trailer for All Eyez On Me was released on Thursday on what would have been Tupac Shakur's 45th birthday

Biopic: The clip gives a glimpse of Tupac's life growing up in Harlem and his days at Death Row Records

Living the high life: There are also clips from a wild party featuring lots of alcohol and scantily clad women

Poignant: The end of the trailer shows someone telling Tupac, 'You said, and I quote, "If they kill me, I want the people to know the real story"'