Lansohet telefoni LG GX

LG ka njoftuar për smartphone-in GX, një smartphone i ri që në thelb është versioni i rifreskuar i modelit LG Optimus G Pro që ishte lansuar më herët gjatë këtij viti. Ky model i ri është i pajisur me ekran 5.5 inç 1080p, kamerën e pasme 13 megapikselë, atë frontale 2.1 megapiksel, 32GB memoria e…

Auto & Tek

17/12/2013 19:00

LG ka njoftuar për smartphone-in GX, një smartphone i ri që në thelb është versioni i rifreskuar i modelit LG Optimus G Pro që ishte lansuar më herët gjatë këtij viti.

Ky model i ri është i pajisur me ekran 5.5 inç 1080p, kamerën e pasme 13 megapikselë, atë frontale 2.1 megapiksel, 32GB memoria e brendshme, 2GB RAM, versionin Android Jelly Bean, Bluetooth 4.0, USB 2.0 dhe me procesor 4-bërthamor Snapdragon 600.

Nuk e përkrah teknologjinë e avancuar LTE, siç ishte pritur, por ofron përkrahje më zë nëpërmes LTE-së (VoLTE), transmeton ameble.com.

Gjithashtu, posedon veçori të reja në softuer, duke përfshirë Smart Day, që paraqet motin dhe informacione të tjera drejtpërdrejtë në ballinën e ekranit, LTE U+Navi për informacione të trafikut në kohë reale.

LG ka deklaruar se ky model do të fillojë të shitet nga operatori i Koresë së Jugut, U+, nga data 17 Dhjetor, mirëpo nuk ka thënë gjë për disponueshmërinë e tij në vende tjera si dhe për çmimin e tij.