Lansohet projekti për Efiçiencë të Energjisë dhe Energji të Ripërtëritshme (Video)
Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe Banka Botërore për Kosovë, sot lansuan nisjen e projektit për Efiçiencë të Energjisë dhe Energji të Ripërtëritshme, që do të përkrahet përmes kredisë së IDA në vlerë prej 31 milionë dollarë.
Lajme
Drejtues të MZHE-së, thanë se në programin e qeverisë, energjia është njëra nga objektivat kryesore, ku viteve të fundit ka qenë njëra nga barrierat kryesore për të bërë biznes energjia elektrike.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, tha se para disa kohësh Qeveria e Kosovës dhe Banka Botërore kanë nënshkruar një marrëveshje për projektin e efiçiencën së energjisë me një kredi prej 31 milionë dollarësh me kushte shumë të volitshme, e cila ka për qëllim zbatimin e masave të efiçencës në ndërtesat publike të nivelit qendrorë.
“Në programin e Qeverisë së Kosovës, energjia është njëra nga objektivat kryesore. Viteve të fundit ka qenë njëra nga barrierat kryesore për të bërë biznes sektori i energjisë, kjo është dëshmuar edhe nëpër anketimet e ndryshme. Dhe për këtë arsye ne kemi shpallur si njërin nga prioritet, nga njëra anë për të siguruar energji të qëndrueshme dhe stabile për të gjithë qytetarët e vendit tonë për bizneset dhe për amvisërit”, tha Stavileci.
Sipas tij, këto projekte për energji, janë edhe për të zbatuar standardet e ndryshme të cilat janë të definuara me direktivat e Bashkimit Evropian, sidomos për sa i takon masave të efiçiencës dhe të energjisë të ripërtritsheme.
Ndërsa, drejtori i Bankës Botërore për Kosovë, Jan-Peter Olters, tha se Kosova nuk është aq e pasur të jetë në gjendje t’i lejojë vetes konsumin e panevojshëm të energjisë.
“Gjenerimi i energjisë në Kosovë nuk është aq i sigurt që të lejoj në gjendjet vetes konsumin e pa nevojshëm të energjisë dhe për këtë duhet fokusimi në burime alternative të energjisë. Në fakt për të gjeneruar normat më dinamike të rritjes ekonomike, duhet edhe të tërheq investimet e direkte të madhësisë dhe cilësisë me të cilat mund të rrisë produktivitetin e brendshëm në sektorin kyç të ekonomisë”, tha Olters.
Sipas tij, një nga hapat e rëndësishëm për Qeverinë është për të zbatuar strategjinë e energjisë në mënyrën gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme . Ai tha se projektit prej 31 milionë dollarësh ose 27 milionë euro të financuara nga BB për efikasitetin e energjisë ripërtritshme do të ndikojë së sektorin publik.
Edhe Naser Kabashi, në emër të Fakultetit Teknik, ka falënderuar Qeverinë e Kosovës dhe Bankën Botërore për angazhimin lidhur me krijimin kushteve që të fillohet bash në vendin e duhur dhe në momentin e duhur. Sipas tij, në Fakultetin Teknik nuk ka pasur investime qe më shumë se 30 vjet. Ndryshe, me këtë projekt parashihet të përfitoj sektori publik që bëjnë pjesë spitalet, universitet, shkollat etj.