Lansohet një paraqitje e shkurtër e sezonit të pestë të ‘Peaky Blinders’

BBC ka ndarë paraqitjen e parë të shkurtër të sezonit të pestë të telenovelës britaneze 'Peaky Blinders'.

ShowBiz

30/07/2019 14:57

Ndonëse ende nuk ka ndonjë datë zyrtare të lansimit, paraqitja e shkurtër tregon se nuk mund të jetë larg, transmeton lajmi.net.

Muajin e kaluar, regjisori Anthony Byrne nxiti reagime të fansave në rrjetet sociale, duke shpërndarë një video të post-incizimeve të telenovelës dhe duke thënë se ata po “po afroheshin drejt fundit”.

Klani ‘Shelby’ zhvendoset në vitet 1930, ku ata marrin në dorë politikën, depresionin e madh dhe ngritjen e fashizmit, është e sigurt se rruga përgjatë udhëheqjes do jetë e ferrit.

Stephen Knight, shkrimtari i shfaqjes, e ka cilësuar sezonin e ardhshëm, përkatësisht të pestin, si më të mirin. Sipas tij, në këtë sezon, Thomas Shelby, protagonisti i telenovelës britaneze, do përshtatet me jetën e një politikani në korridoret e pushtetit të Westministerit, ndërsa vëllezërit Arthur dhe Fin kujdesën për fortesën në Birmingham.

Ndërsa shkrimtari Knight ka folur për paralelet midis politikanëve të viteve 1930 dhe peizazhit politik të ditës së sotme, duke thënë se gjuha e përdorur është ‘aq e ngjashme me sot’.

Sezoni i pestë i ‘Peaky Blinders’ do të transmetohet ekskluzivisht në kanalin televiziv britanez ‘BBC One’. /Lajmi.net/

YouTube player