LAN-VV mund “t’ia dalin” vetëm duke e shkelur Kushtetutën

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti ka deklaruar se marrëveshja mes Bllokut LDK, AAK, Nisma dhe Vetëvendosjes është vendim i liderëve të këtyre partive politike dhe çështje e lirë e tyre, raporton Radio Kosova.

Lajme

10/09/2014 19:54

Por, sipas Halitit, problemi qëndron në interpretimin kushtetues të këtij koalicioni paszgjedhor.

“Problemi i madh është tani interpretimi kushtetues i këtij koalicioni pas zgjedhjeve për ta realizuar qëllimin që e kanë. Sigurisht se ata e dinë më mirë se unë se si e kanë menduar, por në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, lidhur me zgjedhjen e Kryetarit të parlamentit, ata e kanë të pamundur ta zgjedhin Kryetarin dhe të mos bëjnë njëkohësisht shkelje kushtetuese”, ka deklaruar Haliti për Radio Kosovën.

Ai tha se vendimi i Gjykatës Kushtetuese është vendimi i vetëm që mund të interpretohet në këtë rast.