Lamtumirë West Ham, Payet te klubi i ‘shqiptarëve’ (FOTO)

Dimitri Payet mund të largohet nga West Ham.

Merkato

06/12/2016 08:52

Dimitri Payet vazhdon të jetë një prej futbollistëve më të kërkuar në Premierligë. Mesfushori qëndroi në West Ham përkundër ofertave nga disa prej klubeve më të mëdha në botë.

Mirëpo, tabloidi britanik “The Sun” raporton se e ardhmja e tij mund të jetë në Arsenal, përcjell “Lajmi.net”.

West Ham kërkon 41 milionë euro për shitjen e tij.

Nëse nënshkruan me “Gunners”, Payet do të bëhet bashkëlojtar me dyshen e futbollistëve shqiptarë, Shkodran Mustafi e Granit Xhaka.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.