Lamtumirë Milan, Suso mbërrin për teste mjekësore te klubi i ri
Suso do të largohet nga Milan.

Sport
Suso nuk do të jetë futbollist i Milanit në pjesën e dytë të sezonit.
Mesfushori ofanziv është nisur në drejtim të Spanjës për t’ju nënshtruar testeve mjekësore te klubi i ri.
Gianluca di Marzio nga “Sky Sport” raporton se Suso është në prag të finalizimit të transferimit te skuadra e Sevillas, përcjell lajmi.net.
Suso ishte nxjerrë në shitje nga Rossonerët pasi nuk kishte lënë gjurmë në ekipin e trajnerit Stefano Pioli. /Lajmi.net/
#Suso in partenza adesso da #milano per le visite con il @SevillaFC: tra poco le immagini su @SkySport @MarcoBovicelli #calciomercato
— Gianluca Di Marzio (@DiMarzio) January 29, 2020