Lamtumirë Milan, Cutrone bëhet me skuadër të re

Skuadra e rikthyer në Serie A, Brescia, po shqyrton mundësinë e transferimit të Patrick Cutrone.

Sport

19/06/2019 18:45

Sulmuesi italian po mendon largimin nga Milan, për mungesë të minutave në fushë.

Është skuadra e Brescia që po kërkon transferimin e 21 vjeçarit në radhët e tyre, për të forcuar sulmin për sezonin e ri.

Brescia është e gatshme të provojë blerjen e plotë të kartonit të Cutrone, por nëse nuk arrin marrëveshje me Milan, do të kërkojë huazimin e tij.

Cutrone është pjesë e ekipit të parë të Milan që nga viti 2017, dhe në 63 paraqitje ka shënuar 13 gola./Lajmi.net/