Lamtumirë Liverpool, Klopp në Serie A
Jurgen Klopp mund të largohet nga Liverpool duke u emëruar në postin e trajnerit të një skuadre të madhe nga Serie A .

Merkato
Jurgen Klopp mund të largohet nga Liverpool menjëherë pas përfundimit të këtij sezoni.
Strategu gjerman ka zgjuar interesim nga Juventus, që ka filluar t’i identifikojë kandidatët për pasardhës të trajnerit Massimiliano Allegri, i cili spekulohet se ka nënshkruar marrëveshje me Chelsean, raportojnë mediat italiane, përcjell ‘Lajmi.net’.
Klopp është opsioni i shtruar nga drejtori i përgjithshëm i “Bianconerëve”, Giuseppe Marotta, i cili beson se mund ta bind që të mbërrijë në Torino.