Lamtumirë Juventus!

"Tuttosport" ka njoftuar se Mario Mandzukic do të nxirret në shitje, gjatë afatit kalimtar të verës.

Sport

03/05/2018 10:17

Juventus ka vendosur ta shesë sulmuesin Mario Mandzukic.

“Tuttosport” ka njoftuar se reprezentuesi kroat do të nxirret në shitje, gjatë afatit kalimtar të verës.

Mandzukic ka zgjuar interesim nga klube nga Superliga e Kinës, përcjell “lajmi.net”.

Ish ylli i Bayern Munichut dhe Atletico Madridit thuhet se dëshiron të gjejë një ekip të ri ku mund të luajë në rolin e qendërsulmuesit. /Lajmi.net/