Lamtumirë Hazard, arrihet marrëveshja me Real Madridin
Chelsea përballet me Arsenalin në finalen e Ligës së Evropës në Baku sonte, pasi ata synojnë të arrijnë trofeun e parë nën Maurizio Sarrin.

Sport
Megjithatë, kjo ndeshja mund të jetë e fundit për disa lojtarë të ‘Bluve’. Asnjëri më shumë se Eden Hazard.
Ky nuk do të jetë lajmi ideal që tifozët e Chelseat do donin ta shihnin në ditën e finales së Ligës së Evropës, por duket se ylli belg është pranë largimit nga ‘Stamford Bridge’, transmeton lajmi.net.
Kjo për shkak se ai thuhet se është pajtuar për një transferim rreth 115 milionë funte te Real Madrid, duke nënshkruar një kontratë me vlerë 400,000 funte për javë, që do të thotë se ndeshja e sontme do të jetë e fundit për të me fanellën e Chelseat.
Dhe presidenti i Realit, Florentino Perez konfirmoi se ekipi i tij ka dashur ta sjellë Hazardin në klub për një periudhë të konsiderueshme kohe, duke thënë: “Ne kemi qenë duke u përpjekur ta bëjmë Hazard një lojtar të Real Madridit për disa vite. Por duket se këtij durimi i ka ardhur fundit”.
Gjithsesi, sonte e gjithë vëmendja do të jetë te Eden Hazard, i cili do tentoj ta fitojë titullin e fundit me ‘Blutë’. /Lajmi.net/