Lamtumirë Gattuso, Milan me trajner të ri

Një emër i ri në listën e Milan për të zëvendësuar Gennaro Gattuson.

Sport

23/05/2019 15:44

Mbetja jashtë zonës së Ligës së Kampionëve edhe për një sezon, po detyron Milanin që të mendojë ndryshime në bankinë.

Mediet në Itali bëjnë të ditur se trajneri Gennaro Gattuso do të largohet pas përfundimit të sezonit, gjithnjë nëse Milan mbetet jashtë Ligës së Kampionëve, përcjell ‘lajmi.net’.

Sipas ‘Corriere della Sera’, vendin e Gattusos te Milan mund ta zë trajneri i Lazios, Simone Inzaghi.

Inzaghi poashtu po kërkohet edhe nga Juventus, për të zëvendësuar Massimiliano Allegrin, që do të largohet nga kampionët e Italisë pas qëndrimit pesë vjeçar./Lajmi.net/