Lamtumirë Everton, Rooney befason tifozët me klubin e ri

Wayne Rooney është në bisedime të avancuara për të nisur një aventurë të re në radhët e DC United.

Sport

09/05/2018 10:43

Për Wayne Rooney ka ardhur momenti i largimit nga Premier League.

Ish djaloshi i artë i Manchester United dhe Everton është në bisedime të avancuara për të nisur një aventurë të re përtej oqeanit në Major League Soccer në radhët e DC United.

Agjenti i 32-vjeçarit ka udhëtuar shpesh javët e fundit në SHBA për të arritur një akord dhe ajo që e shtyn më shumë sulmuesin të largohet është edhe raporti i vështirë me Sam Allardyce i cili është konfirmuar në stol edhe për sezonin e ardhshëm.