Lamtumirë Dortmund, Aubameyang nis bisedimet me këtë skuadër
Sezoni i ri mund ta gjejë në skuadër të re sulmuesin Pierre Emerick-Aubameyang.
Sport
27 vjeçari nga Gaboni, sipas asaj që shkruan ‘Bild’, këtë javë ka pasur një takim me drejtuesit e Paris Saint-Germain, saktësisht me Patrick Kluivert.
Raportohet se gjigantët francez janë shprehur të gatshëm t’i ofrojnë Aubameyangit 14 milionë euro në sezon, dy herë më shumë se sa paguhet te Borussia Dortmund.
Një ofertë e tillë pritet ta shtyjë të mendojë mirë Aubameyangin, i cili edhe gjatë këtij sezoni jo pak herë ka folur për largimin nga Bundesliga./Lajmi.net/