Lamtumirë Chelsea, Zappacosta huazohet në Serie A

Davide Zappacosta do të largohet nga Chelsea duke u rikthyer në Serie A.

Sport

20/08/2019 13:16

Davide Zappacosta do të transferohet te Roma në formë të huazimit për një sezon.

Mbrojtësi nuk ka luajtur me menaxherin e ri Frank Lampard deri më tani gjatë këtij stinori, raportojnë mediat angleze.

Ai po ashtu bëri vetëm katër paraqitje në Premierligë në edicionin e kaluar.

Zappacosta erdhi në Chelsea nga Torino më 2017 dhe do të ketë edhe një vit në kontratën e tij pas përfundimit të këtij sezoni.

27 vjeçari pritet të bëhet mbrojtësi i tretë me përvojë që largohet nga Chelsea nga muaji maj pas David Luiz e Gary Cahill. /Lajmi.net/